Specialja bënë një hap para në ngritjen e aktakuzave

Specialja bënë një hap para në ngritjen e aktakuzave

Gjykata Speciale apo siç njihet zyrtarisht Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë një hap para drejt fazës së ngritjes së aktakuzave të para. Dhe pikërisht të akuzuarit apo të dyshuarit që kanë kryer krime, janë përfituesit të vendimit që ka ndërmarrë Specialja.

“Në kuadër të mandatit të tyre për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave. Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent”, thuhet në komunikatën për media.

Me miratimin e Kryetares, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila ka hyrë tashmë në fuqi.

“Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash”, thuhet në komunikatë.

Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur.

Kjo nënkupton Lista e Mbrojtësve të Specializuar, duhet ti dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Lista e Mbrojtësve të Viktimave, duhet të dërgohen në Zyrën për Pjesëmarrjes së Viktimave te Zyra Administrative e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndërsa Formulari i Kërkesës dhe Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës përpranim në Listën e Mbrojtësve mund t’i gjeni në faqen e Speciales në Internet./Insajderi.com