Spanja s’i shpëton skandalit: Ander Herrera dhe 33 lojtarë hetohen për trukimin e kësaj ndeshje

Spanja s’i shpëton skandalit: Ander Herrera dhe 33 lojtarë hetohen për trukimin e kësaj ndeshje

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, është në mesin e më shumë se 30 futbollistëve të përfshirë në gjyqin për trukime në futbollin spanjoll, e së bashku me emra të tjerë të njohur si Gabi i Atleticos së Madridit, apo trajneri Javier Aguirre, do të thirren për të dëshmuar.

Një ndeshje famëkeqe në majin e vitit 2011 është baza e çështjes në fjalë, pasi asokohe fitorja e Real Zaragozës në fushën e Levantes me shifrat 2-1 mbajti ekipin mik në La Liga.

Ai 90-minutësh i inkriminuar çoi më pas në rënien nga elita e futbollit spanjoll të Deportivo La Corunas, që dokumentoi përmes fakteve se ndeshja ishte manipuluar.

Raportimet në Spanjë tregojnë se Zaragoza ka paguar një milion euro për 9 futbollistë të saj, si dhe trajnerin Javier Aguirre, që ata të mund ta justifikonin llogarinë si bonus.

Ndërkohë, gazeta “El Pais”, në një investigim të saj thotë se paratë u përdorën për të korruptuar kundërshtarët, në një xhiro të pistë milionash që solli edhe rënien e La Corunas nga kampionati spanjoll.

Gjyqi pritet të nisë brenda pak javësh dhe Herrera e Gabi do të japin dëshmitë e tyre për ndeshjen e manipuluar.

Ndeshja e dyshuar si e trukuar, Levante – Real Zaragoza