Spanja shpall listën zyrtare, reziston Shani Tarashaj

Asnjë nga “kolonia” shqiptare te Zvicra nuk preket, të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë për ngjyrat e përfaqësueses helvete, kundërshtare e Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Euro 2016, i kanë rezistuar largimit të 4 futbollistëve të paraparë nga kombëtarja helvete.

Spanja shpall listën zyrtare, reziston Shani Tarashaj

Të paprekshëm ashtu siç edhe pritej ishin Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Behrami apo dhe Mehmedi, por ndërkohë ja ka dalë të fitojë një vend në grupin që shkon në Francë edhe Shani Tarashaj.

Prizrenasi bashkë me talentet e tjerë të rinj Nico Elvedi, apo dhe Denis Zakaria janë ndoshta risia e listës përfundimtare prej 23 emrash.

Lojtarët që i kanë dhënë fund para kohe përgatitjeve për Europianin nga kampi i Zvicrës janë Philippe Senderos, Silvan Widmer dhe Luca Zuffi.

Zvicra do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Evropian me kuqezinjtë që do të përballen me formacionin helvet në 11 Qershor në stadiumin e Lensit. /Insajderi.com