Spanja nuk merr pjesë aty ku është edhe Kosova – frika se mund të fotografohet me kosovarët

Spanja nuk merr pjesë aty ku është edhe Kosova – frika se mund të fotografohet me kosovarët

Qeveria spanjolle ka dal me qëndrim të prerë se nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosovë është prezent me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj.

Ky është qëndrimi i prerë dhe i pandryshueshëm i qeverisë spanjolle për t’iu shmangur pjesëmarrjes në takimin joformal mbi gjendjen në Ballkan i cili pritet të mbahet në Bullgari, vend i cili kryeson këtë gjashtëmujor Bashkimin Evropian, më 17 maj në Sofje, raporton “turkeytelegraph”.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky qëndrim i shtetit spanjoll është i ndërlidhur me situatën e pazgjidhur me Katalonjën.

Zëdhënësi i Qeverisë spanjolle, Inigo Mendez de Vigo, ka deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë se Spanja nuk është aspak e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kryeministri i vendit, Rajoy, nuk do të marrë pjesë në takimet ku prezentë Kosova

“Qëndrimi i Qeverisë për Kosovën është i qartë dhe i palëkundur, së bashku me pesë shtete tjera të BE-së (Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia), nuk e njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Mendez de Vigo.

Madje ai është shprehur i bindur se Spanja nuk do ta njoh Kosovën as në të ardhmen.

“Nuk e kemi bërë në të kaluarën dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”.

Rajoy, sipas burimeve brenda qeverisë spanjolle, siç raporton “turkeytelegraph”, nuk do të shkojë në takimin në Sofje nëse Kosova është në të. Ky qëndrimi i Spanjës është “etik” dhe “parimor” dhe se nuk ka të bëjë direkt me situatën konfliktuoze në Katalonjë.

Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat në Britani të Madhe, kryeministri spanjoll ka frikë se do të fotografohet përkrah liderëve kosovarë, që sipas tij do të mund t’u jepte legjitimitet liderëve separatistë të Katalonjës si arsyetim për pavarësinë e tyre.

Në anën tjetër liderë të Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros, vende që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pritet që të marrin pjesë në samit.