Spanja lëshon urdhër-arrest për njeriun që shpalli pavarësinë e Katalonjës

03.11.2017 21:15
Spanja lëshon urdhër-arrest për njeriun që shpalli pavarësinë e Katalonjës

Gjykata spanjolle ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-presidentin katalonas Carles Puigdemont dhe katër të tjerëve mbi rolin e tyre në një referendum të diskutueshëm të pavarësisë.

Ndaj tyre, janë ngritur disa akuza si ajo për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike, ndërsa nuk arritën të paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që kur referendumi u mbajt më 1 tetor në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e  shpalli të paligjshëm.

Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjë, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme lokale për më 21 dhjetor.