Spanja kundër mbetjes së Skocisë në BE për shkak të Katalonisë

Spanja kundër mbetjes së Skocisë në BE për shkak të Katalonisë

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë sot se ai do të kundërshtojë çfarëdo tentimi për të mbajtur bisedime me Skocinë për anëtarësinë e saj në BE pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku.

“Dua të jem shumë i qartë, Skocia nuk i ka kompetencat për të negociuar me Bashkimin Evropian. Spanja kundërshton çfarëdo negocimi nga kushdo tjetër përveç Qeverisë së Britanisë së Madhe,” tha ai.

The Independent njofton se në diskutimet e ditës së dytë në samit në Bruksel, lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kryeministri spanjoll ka thënë se “nëse largohet Britania, bashkë më të largohet edhe Skocia”.

Kryeministri në detyrë, Rajoy, i cili po e mbanë pozitën deri në përfundim të numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ka thënë se shteti i tij është plotësisht kundër negociatave me Skocinë si një shtet i pavarur.

Spanja refuzon që Skocia të trajtohet si vend  pavarur në negociata, pasi që frikohet se do të ketë lëvizje për ndarje të dy rajoneve brenda shtetit, siç janë Katalonia dhe rajoni bask. /Insajderi.com