Spanja hap dyert për refugjatët

Spanja hap dyert për refugjatët

Spanja do të dyfishojë kapacitetin e qendrave të pritjes për emigrantët në Ceuta dhe Melilla, raportojnë mediet spanjolle.

Qeveria ka shtuar buxhetin e këtyre qendrave për të rritur numrin e objekteve të akomodimit nga 4500 aktuale, në 8500, thuhet në deklaratë.

Bëhet fjalë për një buxhet nga 83 në 268 milionë.

Qeveria beson se kjo masë do të lejojë pranimin e më shumë se 26.000 personave në periudhën nga prilli 2017 deri në maj 2018.

Numri i kërkesave për azil në Spanjë është rritur ndjeshëm, tha një zëdhënës i qeverisë.

Në dy vjetët e fundit 42 264 aplikime janë raportuar. “Jemi vendi i pestë evropian për nga numri i azilkërkuesve”, thonë autoritetet.

Që nga fillimi i vitit në Ceuta kanë ardhur emigrantët në masë duke u përpjekur për të hyrë në BE dhe në shkurt 850 prej tyre arritën të kalojnë kufirin për katër ditë.

OJQ-të për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar në lidhje me kushtet e këqija të jetesës.