Spanja duhet ta pranojë Kosovën nëse do ta ruajë Kataloninë

Spanja duhet ta pranojë Kosovën nëse do ta ruajë Kataloninë

“Spanja duhet ta pranojë Kosovën nëse do ta ruajë Kataloninë” Kështu thotë drejtori i Qendrës për Ballkanin Perëndimor, Rusinë, Turqinë dhe Evropën lindore Fredrik Wesslau.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” Wesslau ka theksuar se Katalonia dhe Kosova janë dy raste krejtësisht të ndryshme. Spanja nuk po arrin të bëjë dallimin esencial mes këtyre dy rasteve, transmeton televizioni publik. Ai ka vlerësuar se në Kosova ka pasur luftë dhe Kosovën e kanë njohur më shumë se 100 shtete. Wesslau ka porositur separatistët katalonas se nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtetin e tyre ashtu si shqiptarët e Kosovës, pasi Katalonia është krejtësisht një rast tjetër. Me njohjen e Kosovës, Spanja do të forconte pozicionin e saj në raport me Kataloninë.

Lidhur me raportet mes Serbisë dhe Kosovës, ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ka iluzion se do ta kthejë Kosovën, por po e përdor si rast për të nxjerrë së më shumë në negociatat me Bashkimin Evropian.