Spalletti konfirmon transferimin e shumëpritur

Spalletti konfirmon transferimin e shumëpritur

Dalbert është transferimi i radhës i Interit, konfirmon gjithçka Spalletti.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar për “Sky Sport Italia” se Dalbert do të arrijë të hënën në Milano.

Raportohet se Interi ka paguar 20 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Nices, i cili pritet t’i kryejë të martën testet mjekësore.

“Sapo më është konfirmuar se transferimi po shkon drejt finalizimit, por ende nuk është kompletuar”, tha Spalletti, shkruan Gazeta Express

“Edhe unë besoj se të hënën ai do të arrijë në Milano. Ai është lojtar që mund të na ndihmoj shumë. Nuk transferojmë lojtarë që për t’i hequr qafe të tjerët, por për ta na ndihmuar”, shtoi ai pas fitores 3:1 ndaj Villarrealit.