Spahiu: Bravo Granit Xhakës që refuzoi përfaqësuesen e Kosovës

Spahiu: Bravo Granit Xhakës që refuzoi përfaqësuesen e Kosovës

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur i lumtur me vendimin e Granit Xhakës për të refuzuar Kosovën, dhe ka uruar atë për këtë akt, sic e quan ai “patriotik”.

Spahiu ka deklaruar se Kosova ka vetëm një kombëtare, dhe se sipas tij, ajo është kombëtarja shqiptare.

“Ata nuk janë kombëtarja jonë sepse Kosova nuk është komb por djepi shqiptarizmit. Kosova e ka kombëtaren e saj dhe ajo është kombëtarja kuqezi. Çdo refuzim për të veshur fanellën verdheblu është akt patriotik.”

“Ne, jemi me ty sepse ti na bën krenar edhe me shkëlqimin shqip në mesin e alpeve zviceranë. Ne duam një komb, një himn, një kombëtare dhe një flamur. Përshëndetje të përzemërta, Kreshniku”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Xhaka në anën tjetër sot ka shkruar një letër publike për tifozët kosovarë të futbollit, në të cilën tregon pamundësitë ligjore që kishte ai për të zgjedhur Kosovën. /Insajderi.com