Sot vendoset nëse Azem Syla rikthehet në paraburgim

Sot vendoset nëse Azem Syla rikthehet në paraburgim

Një gjyqtare e EULEX-it, Jenifer Seal, pritet të vendosë sot nëse ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Azem Syla, do të rikthehet në paraburgim pasi që dyshohet se ka tentuar të ndikojë një dëshmitar pas lirimit nga paraburgimi.

Syla po qëndron në paraburgim deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse Syla do të lirohet apo do t’i zgjatet masa e paraburgimit.

Të premten në mëngjes, EULEX-i e ka arrestuar Azem Sylën, i cilin ndodhej në arrest shtëpiak për rastin e njohur si “Toka”, me arsyetimin se ka tentuar të ndikoj në njërin nga dëshmitarët e mbrojtur.

Ai është liruar nga paraburgimi para tre javësh kur i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak./Insajderi.com