Sot vazhdon seanca konstituive, PAN paralajmëron mospjesëmarrjen

Sot vazhdon seanca konstituive, PAN paralajmëron mospjesëmarrjen

Sot, nga ora 10:00 vazhdon seanca konstituive e Kuvendi i Kosovës.

Seanca pritet do të vazhdojë punimet aty ku ka mbetur dje: Zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të t të Kuvendit.

Dje seanca nuk kreu të gjitha pikat e rendit të ditës pasi që koalicioni PAN nuk mori pjesë në punimet e saj.

Edhe sot, koalicioni PAN, që tubon shumë subjekte politike, ndër të cilat PDK-në, AAK-në dhe Nismën, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në punimet e saj, për shkak të, siç është thënë, shantazheve që po u bëhet deputetëve të subjekteve të tjera që kanë votuar propozimin e këtij koalicioni.

Paralajmërimin për mospjesëmarrje në seancë e ka bërë mbrëmë PDK gjatë një konference për shtyp.

Në ndërkohë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se do të tërhiqej nga kandidimi për kryetar të Kuvendit nëse LAA dhe VV e votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Vetëvendosje e ka hedhur poshtë propozimin duke thënë se rreth kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeministër, nuk mund të bisedohet me Kadri Veselin.

Seancën pritet ta udhëheqin deputeti më i moshuar dhe ai më ri i ri i Kuvendit.

Deputeti më i moshuar është Adem Mikullovci i Vetëvendosjes e më i riu Teuta Rugova e LAA-së.

Por meqë Teuta Rugova dje ka votuar për propozimin e PAN-it, pritet që as ajo të mos jetë e pranishme në seancë dhe këtë rast ajo do të zëvendësohet nga një deputet tjetër.

Seanca e sotme është thirrur dje nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci.