Kompania Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” organizon sot përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj" />

Sot do të përurohet Fabrika e Ujit në Shkabaj

Sot do të përurohet Fabrika e Ujit në Shkabaj

Kompania Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” organizon sot përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj.

Përmes këtij projekti parashihet që kryeqyteti të ketë furnizim 24 orë pasi që do të rritet sasitë e ujit, në fazën e parë në  700 l/s .

Ndërtimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj ka arritur koston në vlerë prej 35 milion euro.

Financues të projektit janë: Qeveria e Kosovës me 5 milion, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, dhe 20 milion KRU”Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Kosovës