Sot seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës

02.03.2017 08:20
Sot seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot. Sipas paralajmërimit ajo duhet të fillojë në orën dhjetë dhe në rend të ditës do të ketë 13 pikë.

Përveç pikëve të rëndomta në secilën mbledhje të rregullt:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

 

Deputetët do të trajtojnë edhe këto pikë:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,
  2. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
  10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës./Insajderi.com