Sot priten reduktime të ujit për zonat që furnizohen nga Batllava

Sot priten reduktime të ujit për zonat që furnizohen nga Batllava

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se sot zonat të cilat furnizohen  nga liqeni i Batllavës, gjatë ditës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.

E gjithë kjo sipas KUR “Prishtina” do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Batllavë dhe Albanik, Stacionin e pompimit në Besi, Kodrën e Trimave si dhe në Fabrikën e re në Shkabaj.

Kjo ndërprerje e energjisë elektrike është për shkak të punimeve të planifikuara, sipas njoftimit që kemi marrë nga KOSTT.