Sot premierë shfaqja “Mësuesi”, për të festuar 7 marsin në Mitrovicë

Sot premierë shfaqja “Mësuesi”, për të festuar 7 marsin në Mitrovicë

7 Marsi shënohet si Dita e Mësuesit, dhe për nderë të kësaj feste në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shfaqet premiera e dramës “Mësuesi”.

Nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, kanë pritur të premten Mirsad Feratin dhe Marigona Bekteshi Ferati, përfaqësuesit gjeneral në Kompaninë e Teatrit për të rinj në Kosovë “Mitrix Culture” dhe ekipin e nxënësve të cilët do të marrin pjesë në këtë shfaqje.

Shfaqja në fokus ka mësimdhënien, kontributin e mësimdhënësve nëpër dekada dhe mosrespektim ndaj tyre tani.

“Drama flet për sakrificën dhe kontributin e mësimdhënësve nëpër dekada, ndërsa tani vërehet një mungesë respekti ndaj tyre. Përmes shfaqjes duam që këtyre mësimdhënësve tu japim mirënjohje publike për punën e madhe që kanë bërë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj”, tha ndër të tjera Ferati.

Nënkryetari Mujka dhe drejtori Ademi, mirëpritën shfaqjen e këtij projekti në Mitrovicë dhe thanë se edhe në të ardhmen do të mbështesin projekte të këtilla, thuhet në njoftim.