Sot numërohen votat me kusht të Istogut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këtë të hënë do të bëhet numërimi i votave me kusht nga procesi i rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

“Numërimi i votave përmes postës; votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta – pritet të bëhet gjatë ditës së sotme”, njofton KQZ.

Numërimi si rëndom do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por që nuk është bërë e ditur ora e saktë.