‘Java e Arkitekturës’ në Prishtinë

‘Java e Arkitekturës’ në Prishtinë

Sot fillon edicioni i 4-të i ngjarjes më të madhe të arkitekturës në Prishtinë ‘Java e Arkitekturës’.

Organizator i këtij eventi është Fondacioni Kosovar i Arkitekturës që sivjet i është bashkuar edhe Future Architecture Platform, që është një nga platformat më të madhe pan-evropiane për arkitekturë që përfshinë 15 festivale dhe institucione arkitektonike nga mbarë Evropa, e në mesin e tyre edhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës.

Në ketë event do të ketë ligjërata, punëtori, intervenime, ekspozita, shfaqje të filmave, studio e shtëpi të hapura si dhe turne arkitektonike.

Ligjëruesit do të jenë nga bota dhe regjioni të cilët do të prezantojnë idetë e tyre para publikut.
Java e Arkitekturës në Prishtinë, tashmë aktivitet tradicional është më i madhi në lëmin e arkitekturës në vendin tone.