Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me përfaqësuesit e partive parlamentare.

Ky takim vjen një ditë pasi presidenti I vendit, Hashim Thaçi, thirri  Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës më 3 gusht.

Për më tepër, presidentit i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës ka pritur në takim partitë politike, të cilat në fakt e kanë konfirmuar atë, siç është PDK, AAK, Nisma të cilat janë në koalicion, dhe partitë tjera të vogla nga minoritetet.

Por nuk kanë marrë pjesë partitë më të mëdha që nuk i fituan zgjedhjet, siç është koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje, dhe Lista Serbe.

Pas këtij takimi, Zyra e Presidentit kishte njoftuar se seanca konstituive është caktuar më 3 gusht. /Insajderi.com