Sot mbahet seanca për aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm

30.03.2017 08:27
Sot mbahet seanca për aktivistët e VV-së të akuzuar për terrorizëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot në ora 13 do të mbahet seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të cilët akuzohen për sulëm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar./Insajderi.com