Sot luhen tri ndeshjet e para të 1/8 së finales

Sot luhen tri ndeshjet e para të 1/8 së finales

Pas dy ditësh pushim rikthehen ndeshjet e Euro 2016 në fazën e 1/8 ku sot do të luajnë edhe tre ndeshjet e para.

Takimi i parë që do të luhet në orën 15:00 do të jetë ai mes Zvicrës dhe Polonisë, në stadiumin e Saint Ettienit. Pasi siguroi për herë të parë kalimin e grupit, skuadra helvete, e udhëhequr nga 5 shqiptare Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili dhe Mehmedi, synon të shkruajë historinë, por përballë Polonisë së Leëandoëskit nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në orën 18:00 në “Parc De Prince”, do të luhet derbi britanik Uells – Irlandë e Veriut. Të dyja skuadrat ishin debutuese në Europian, por arritën të kalonin në fazën e 1/8-ave, madje ekipi që drejtohet nga Chris Coleman si i pari i Grupit, duke lënë pas Anglinë. Me emra të tillë në përbërje si Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, uellsianët ndoshta janë më të avantazhuar, për të vijuar më tej.

Ndeshja e fundit e ditës Kroaci – Portugali do të luhet në orën 21:00 në Lens. Pasi i rrëmbeu vendin e parë Spanjës në ndeshjen e fundit në grup, përfaqësuesja ballkanase kërkon të nxjerrë jashtë lojë një tjetër skuadër iberike, që Bazohet tek ylli i saj Cristiano Ronaldo. 3 herë fituesi i Topit të Artë arriti të shkëlqente vetëm ndaj Hungarisë në ndeshjet në grupe, një shkëndijë kjo e mjaftueshme për të rritur entuziazmin në kampin luzitan.