Sot luhen Greqi – Kroaci dhe Zvicër – Irlandë e Veriut

12.11.2017 12:10
Sot luhen Greqi – Kroaci dhe Zvicër – Irlandë e Veriut

Sot në mbrëmje luhet ndeshja e kthimit e “playoff”-it mes Greqisë dhe Kroacisë.

Skuadra kroate vjen në këtë sfidë me avantazhin 4-1 të ndeshjes së parë, por trajneri Daliç theksoi se nuk e mendon aspak këtë avantazh, por do ta vendosë skuadrën e tij në fushën e lojës sikur rezultati i ndeshjes së parë të ishte 0-0. Në krahun tjetër, trajneri i skuadrës greke Skibe theksoi se ndeshja e kthimit do të jetë mundësia më e mirë për skuadrën e tij që të përmirësojë shumë aspekte të lojës.

Sot do të luhet edhe sfida mes Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Skuadra e Petkoviç fitoi ndeshjen e parë në Belfast me një penallti të paqenë, që indinjoi të gjithë në Irlandën e Veriut. Gjithsesi, skuadra irlandezoveriore e Michael O’Neill duket se ka vendosur ta lërë pas këtë episod dhe do të kërkojë të bëjë surprizën në Zvicër, për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, aktivitet ku ajo nuk merr pjesë që nga viti 1986. Ndërsa trajneri i Zvicrës Petkoviç paralajmëroi skuadrën e tij se nuk duhet të bëjë gabime në këtë ndeshje, edhe pse ajo vjen me avantazhin 1-0 të sfidës së parë.