Sot Kryeprokurori tregon se pse u bllokua aktakuza e veteranëve

Sot Kryeprokurori tregon se pse u bllokua aktakuza e veteranëve

​Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, sot në ora 13:30, do të dalë në konferencë për media për të sqaruar të gjitha dilemat që janë ngritur për aktakuzën e Prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, për veteranët mashtrues.

“Ju njoftojmë se sot më 20 gusht 2018, ditë e hënë, me fillim nga ora 13: 30, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, Prishtinë”, ka njoftuar zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit.