Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot prokuroria dhe mbrojtja do të japin fjalën përfund" />

Sot jepet fjala përfundimtare ndaj Shefqet Krasniqit

Sot jepet fjala përfundimtare ndaj Shefqet Krasniqit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot prokuroria dhe mbrojtja do të japin fjalën përfundimtare në rastin e gjykimin të ish-imami Shefqet Krasniqi, i cili akuzohet për tri vepra penale.

Seanca pritet të filloj nga ora 15:00.

Në bazë të aktakuzës së 27 shkurtit 2017, Shefqet Krasniqi, akuzohet për veprën penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”,  “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”.

Ndryshe, Krasniqi, në vazhdimësi është deklaruar se është i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet.

Gjatë mbrojtës së tij Krasniqi kishte deklaruar se ai ka qenë i pari që i ka apeluar që të rinjtë të mos e marrin rrugën në zonën e konfliktit në Siri.