Sot do të hidhet shorti i 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve në zyrat qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Shotri do të hidhet me filli" />

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këta janë rivalët e mundshëm të Barçës dhe Realit

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këta janë rivalët e mundshëm të Barçës dhe Realit

Sot do të hidhet shorti i 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve në zyrat qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Shotri do të hidhet me fillim nga ora 12:00.

Barcelona, e cila e mbylli fazën grupore si e para ka 43% mundësi t’i bjerë shorti të luajë me skuadrën angleze, Chelsea e cila përfundoi e dyta në grupin e saj, transmeton Express.

Ka gjasa që Barçës t’i bjerë të luajë edhe me Bayern Munich, i cili po ashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e tij.

Ndërkohë, Real Madridi, që përfundoi i dyti në grupin e tij, ka gjasa të ketë për rivalë një skuadër të madhe angleze. Manchester United, Manchester City dhe Liverpool kanë përfunduar të parat në grupet e tyre përkatëse dhe kështu njërës prej tyre mund t’i bjerë shorti të luajë kundër kampionit aktual të kësaj gare.

Nuk përjashtohet mundësia që Reali të ndeshet me PSG-në në 1/16-s po ashtu.

Këta janë rivalët e mundshëm të Barcelonës:

Basel

Bayern

Chelsea

Shakhtar Donetsk

Porto

Këta janë rivalët e mundshëm të Real Madridit: 

Manchester United

Paris SG

Rome

Liverpool

Manchester City

Besiktas