Sot bëhet rrënimi i ndërtesës 11-katëshe në qytet, pasi nuk ka leje

Sot bëhet rrënimi i ndërtesës 11-katëshe në qytet, pasi nuk ka leje

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë, se sot do të rrënohet një ndërtesë 11-katëshe, e cila është ndërtuar pa leje.

Bahtiri tha se rrënimi i kësaj ndërtese do të bëhet në orën 10:00.

“Sot do të bëhet rrëzimi i një ndërtese 11-katëshe e cila është ndërtuar pa leje. Ndërtesa gjendet tek rruga ‘Shemsi Ahmeti’”, ka thënë Bahtiri.