Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho mahnitë Spanjën

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho mahnitë Spanjën

Mbi 90 qytete dhe qendra kulturore anembanë Spanjës janë bashkuar me transmetimin live të operës “Otello” ku rolin kryesor të Desdemonës e luan sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho e cila po korr suksese të jashtëzakonshme në skenën operistike botërore, mbrëmë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut spanjoll, njofton KultPLUS.

Mijëra qytetarë kishin mbushur sheshet dhe auditoriumet në Spanjë për ta ndjekur drejtpërdrejt operën “Otello”, ku artistja shqiptare Ermonela Jaho interpretoi rolin kryesor të Desdemonës përkrah tenorit Gregory Kunde që luan Otellon.

Pas shfaqjes së mbrëmshme do të jenë edhe 11 repriza në Spanjë.

hajati hajatiii