Sony prezanton Xperia X Compact

Bashkë me Xperia XZ, Sony ka lansuar edhe modelin Xperia X Compact në ngjarjen teknologjike IFA 2016 që po mbahet në Berlin.

Sony prezanton Xperia X Compact

Sony Xperia X Compact është i pajisur me ekran 4.6” HD në rezolucion prej 1280×720 pikselëve dhe procesorin Snapdragon 650.

Pajisja poashtu vjen me hapësirë të brendshme prej 32GB dhe kartelën microSD e cila mundëson rritjen e hapësirës deri në 256 GB.

Specifikat tjera të X Compact përfshijnë baterinë të kapacitetit prej 2700 mAh, kamerën frontale prej 5 MP dhe kamerën në anën e pasme prej 23 MP.