Sonte rikthehet Liga e Kampionëve

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve

Sot nga ora 20:45 të rikthehet kompeticioni më i vlefshëm në Evropë, ai i Ligës së Kampionëve.

Misioni i pamundur për Arsenalin ndaj Bayern Munichut është pak orë larg fillimit.

Anglezët kanë humbur ndeshjen e parë me rezultat 5-1, por tani do të provojnë që në “Emirates” të bëjnë mrekullinë me ndihmën e publikut vendas.

Topçinjtë vazhdojnë tutje me rezultat 4-0 dhe në futboll gjithçka është e mundur.

Në Itali, Napoli pret sonte Real Madridin në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në 1/8 së finales.

Pas avantazhit nga Los Blancos në ndeshjen e parë Real Madrid fitoj me rezultat 3 me 1, me golat e Karim Benzemas, Toni Kroos dhe Casemiros, duhet një ndeshje përsosur nga djelmoshat e Maurizio Sarrit, në rast se dëshirojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Skuadra nga Napoli për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve duhet të shënojnë fitore 2 me 0./Insajderi.com