Sonte në Prizren vjen derbi i javës

04.11.2017 10:48
Sonte në Prizren vjen derbi i javës

Bashkimi do të mundohet t’i revanshohet Sigal Prishtinës për humbjen e thellë që ia shkaktoi në hapje të edicionit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi e pret Prishtinën të shtunën (sot, 19:30) në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në derbin e javës së tetë të kampionatit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Dy skuadrat ishin takuar edhe në hapje të edicionit, para një muaji. Në Prishtinë kishte fituar skuadra e kaltër me shifrat 89:54.

Bashkimi prin në klasifikim me 12 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 10 pikë. Por për shkak të angazhimit ndërkombëtar, Prishtina ka dy ndeshje më pak të luajtura.