Sonte ndezën qirinj për Fadil Vokrrin

Sonte ndezën qirinj për Fadil Vokrrin

Për ta nderuar të ndjerin Fadil Vokrri, i cili vdiq sot në moshën 57-vjeçare, sonte para Teatrit Kombëtar, në orën 21:00, ndezën qirinj, ku pritet të jenë të pranishëm familja Vokrri dhe federata e futbollit.

Ftesa është bërë nga Flamur Beqiri, njëri nga biznesmenët, veprimtarët dhe simpatizuesit e hershëm të lojës së Fadil Vokrrit, duke shprehur në këtë mënyrë një mënyrë dinjitoze të respektit dhe vlerësimit për Fadil Vokrrin!

Kjo është ftesa e Beqirit në Facebook:

Miq të dashur,

Në nderim të legjendës, Fadil Vokrri, ashtu si kemi ditur në të kaluarën kur stadiumi i Prishtinës jehonte, VOOOKKKRRRRI, ftoheni sonte para teatrit kombëtar në orën 21:00!

Krenar me ty Fadil, përjetësisht në zemrat tona!