Sonte luhet super ndeshja Skënderbeu – Partizani

Sonte luhet super ndeshja Skënderbeu – Partizani

Skuadra shqiptare Skënderbeu do të përballët sot në “Elbasan Arena” kundër Partizanit të Beogradit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Evropa Ligë në fazën e grupeve. Ndeshja do të fillojë në ora 21:05.

Skënderbeu pritet t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët ndërsa për Partizanin e Beogradit do të mungojë Kosovic.

Aktualisht të dy skuadrat janë në dy vendet e fundit në grup me nga 1 pikë./Insajderi.com