Sonte hapet Dam Festival

Sonte hapet Dam Festival

Mbrëmjen e sotme pritet të filloj edicioni i 11 i festivalit të muzikë “Dam Festival”, s i cili do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë duke nisur nga ora 19:30.

Festivali do të mbahet gjashtë ditë radhazi dhe do të organizohen 20 koncerte më rreth 100 artistë, shkruan KultPlus.

Në ditën e parë do të mbahet koncerti i Korit të Flautëve të Kosovës i drejtuar nga dirigjenti beogradas, Ljubisa Jovanovic për t`i lënë radhën pjesës qendrore të mbrëmjes- koncertit të trios së instumentistëve ndërkombëtar, Triisimo. /Insajderi.com