‘Your Song’ e Rita Orës në mesin e ‘UK Top 5’

 ‘Your Song’ e Rita Orës në mesin e ‘UK Top 5’

‘Your Song’, singli i fundit i këngëtares me prejardhje nga Kosova Rita Ora, njw muaj pas publikimit, po vazhdon të shënoj suksese.

Këtë javë ‘Your Song’ gjendet në mesin e top pesë këngëve më të popullarizuara në Britaninë e Madhe, duke zënë pozitën e katërt, shkruan KultPlus.

Rita Ora i është gëzuar këtij suksese të cilin e ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram. Ajo ka postuar disa fotografi të shkëputura nga lista zyrtare e këngëve më të dëgjuara në Britaninë e Madhe, ku ‘Your Song’ zë pozitën e katërt.

‘Jam rikthyer në Top 5 UK!!! E Mahnitshme, nuk po mund të besoj! Ju dua!!!’, ka shkruar ajo.