Sondazhi tregon që Kurti është i dëshiruar si kryeministër, LDK nuk e pranon

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas një sondazhi të publikuar nga UBO Consulting, sipas të cilës, Albin Kurti është lideri më i përshtatshëm për kryeministër të vendit. LDK thotë se ky sondazh është i porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sondazhi tregon që Kurti është i dëshiruar si kryeministër, LDK nuk e pranon

Sipas këtij sondazhi, partia e Isa Mustafës radhitet partia e tretë pas PDK-së, dhe Vetëvendosjes. Mirëpo, LDK vlerëson se sondazhi është i porositun dhe është bërë nga një “kioskë”.

Partia e cila po udhëheq Kosovën, nëpërmjet faqes së saj në Facebook, e ka akuzuar kompaninë kosovare që e ka bërë këtë sondazh, se është vënë 24 ore në shërbim të Vetëvendosjes, raporton Insajderi.

“UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani ( burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tendera përveq kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin , mikun e Shpend Ahmetit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO), dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tender nga Komuna e Prishtinës”, njofton LDK.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania Ubo Consulting, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt. /Insajderi.com