Somalezi që lufton ISIS-in nga një pikë karburanti në Amerikë (VIDEO)

Somalezi që lufton ISIS-in nga një pikë karburanti në Amerikë (VIDEO)

Ndonjëherë, Mohamed Ahmed merr kërcënime me vdekje. Por kjo ishte e pritshme, kur merreni me ISIS-in.

“Unë vetëm lutem, dhe shpresoj që asgjë e keqe nuk do të më ndodhë”, thotë Ahmedi, një 40 vjeçar i cili është menaxher i një pike të karburanteve në Minneapolis, që e kalon kohen e lirë duke bërë video të animuara anti-ISIS. “Nëse merreni me njerëz që vrasin dhe masakrojnë njerëz, e njëjta gjë ju pret edhe juve”, thotë Mohamed Ahmed.

Midis vitit 2006 dhe 2011, rreth 30 të rijnë Somalezo-amerikanë nga Mineapolis u larguan nga SHBA-ja për të luftuar me Al-Shabaab, një grup terrorist në Afrikën Lindore. Rekrutuesit ishin kthyer në qytetin Minnesota-s, e cila shtëpi për komunitetin më të madh somalez në SHBA, si një burim për rekrutët e rinj.

Sot, Shteti Islamik është duke u përpjekur ta bëjë njëjtën gjë, dhe Ahmedi është në mesin e atyre në Mineapolis që po përpjekën ta ndalin atë.

“Ja ku jemi, po jetojmë në një vend të bekuar, me bujari, qasje në kujdesin shëndetësor, punë, arsim, mundësi – ku në thelb bëhet çdo gjë që ju dëshironi të bëhet- dhe fëmijët zgjodhën të bëheshin pjesë e Al-shaabab-it apo ISIS-it”, tha Ahmed, i cili emigroi në SHBA dy dekada më parë.

Nga të gjitha shtetet amerikane, më së shumti rekrutues të ISIS-it ka Minnesota, por Ahmedi e di këtë fakt dhe duke mos pasur çfarë të bëjë, filloj të bënte video të animuara.

Duke u konsoliduar me imamët e Minneapolis-it, Ahmed i përdor rregullat e Kuranit që t’i tregoj njerzëve se ato janë të ndryshme nga mesazhet e ISIS-it.

Videot e animuara përmbajnë një karakter që quhet Mohamed, një njeri të gëzueshëm. Mohamed, është emri më i zakonshëm i një myslimani, dhe më i përdoruri në të gjithë botën.

https://www.youtube.com/watch?v=ytwUkVJCY28

“Mohamedi i thjeshtë”(emri i karakterit të videove të animuara nga Ahmed) ka për qëllim të përfaqësoj shumicën e myslimanëve që refuzojnë ekstremizmin e ISIS-it dhe mënyrën se si kjo organizatë terroriste e interpreton islamin.

Ahmed ka nisur të jap mesazhe nëpërmjet “Mohamedit të thjeshtë” nëpër klasa të shkollave në Minneapolis. Videot e tij kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, duke nxitur takime me Departamentin e Shtetit dhe një prezantim në një konferencë kundër-ekstremizmi në Londër.

“Qëllimi është për t’i treguar të gjithë njerëzve dhe fëmijëve që zgjedhin të shkojnë në ISIS se ajo nuk është zgjedhja e duhur, dhe që t’i parandalojmë këto rekrutime”, deklaroi Ahmed.

Siç qëndron puna, edhe pse Minneapolis ka dalë të jetë burimi më i madh i rekrutëve ekstremistë në SHBA, shumica e 30.000 njerëzve të komunitetit Somalezo-amerikan të qytetit, kanë ardhur si refugjatë në Minneapolis dhe tani janë një aset për regjionin.