Sokoli: Trepça ’89 favorite në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Sokoli: Trepça ’89 favorite në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Trepça ’89 do të zhvillojë sonte ndeshjen me ekipin nga Ishujt Faroe, Vikingur, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka cilësuar këtë si ngjarje historike për futbollin kosovar.

“Janë ekipet më të mira të këtyre shteteve, ajo që është me rëndësi është që Kosova merr pjesë për herë të parë në këto kualifikime, është standard i mirë, është përvojë që është domosdoshmëri që në Kosovë të rritet cilësia”, ka thënë ai.

Sokoli, në një intervistë me Klan Kosovën,  ka thënë se Trepça ‘89, sipas tij është favorite në këtë ndeshje parakualifikuese.

“Është ngjarje historike. Pas izolimit 30 vjeçar, falë futbollistëve që kanë kontribuar shumë, futbolli ka arritur të mbijetojë, dhe sot Trepça të jetë favorite”, ka deklaruar Sokoli. /Insajderi.com