Sokoli: Me futbollistët që kemi mund të mposhtim edhe Spanjën

26.03.2017 21:10
Sokoli: Me futbollistët që kemi mund të mposhtim edhe Spanjën

Trajneri i njohur i futbollit të Kosovës, Bylbyl Sokoli ka kritikuar përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ndërkohë ka thënë se Kosova mund ta mposht edhe Spanjën e Gjermaninë me futbollistët që ka.

I ftuar në emisionin “Arena” të Tribuna Channel, Sokoli ka deklaruar se Kosova ka futbollistë shumë cilësor në përbërje.

“Kosova ka potencial që ta mund edhe Gjermaninë edhe Spanjën. Futbolli është i tillë, ne mund ta mposhtim edhe Gjermaninë edhe Spanjën”, ka thënë Sokoli.

Ai ka folur edhe për punën që po bën përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, duke theksuar presionin në të cilin ai po kalon.

Megjithatë, Sokoli ka deklaruar se Kosovës i duhen fitore në këto kualifikuese.

“Selektori është nën presion, dhe për këtë duhet të ulet Federata së bashku me elektorin që të diskutojnë për të ardhmen, sepse rezultatet janë të dobëta”, ka deklaruar ish-trajneri i Prishtinës dhe Gjilanit. /Insajderi.com