Snapchat lanson syze dielli me kamera

Snapchat lanson syze dielli me kamera

Aplikacioni shumë popullor nga të rinjtë Snapchat ka lansuar pajisjen e saj të parë, syze dielli me një kamerë në maje të tyre.

Pajisja, të cilën kompania është duke e thirrur Spectacles, do të dalë në shitje në fund të këtij viti me një çmim prej 130 dollarë, njofton BBC.

Të shtunën, Snap publikoi disa informacione të kufizuara për mënyrën se si syzet do të punojnë. Videoja do të regjistrojë në një format të ri, rrethor i cili mund të shihet në çdo orientim. Bateria në pajisje do të zgjasë rreth një ditë./Insajderi.com