“S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar”

“S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar”

Tema e mbulimit apo jo të bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga ana e komunitetit mysliman me rastin e festës së Bajramit ka sjellë reagime të forta në publik.

Ish- aleati i Edi Ramës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e akuzon se me këtë akt po kërkohet të fshihet identiteti kombëtar.

“Kaq larg të çon makiavelizmi z Rama sa të mendosh se me një perde mund të fshehësh edhe identitetin, edhe historinë?!”, shkruan Dule.