Smothie me portokall dhe vanilje për mëngjes

Smothie me portokall dhe vanilje për mëngjes

Një mëngjes i lehtë dhe i shëndetshëm, ju bën që të keni një ditë plot energji dhe njëkohësisht të mos shtoni kile të tepërta. Një smothie është perfekte për ta nisur ditën.

E për ata që preferojnë portokallin më poshtë ju sjellim një recetë se si të realizoni nje pije me këtë frut, dhe me shije vanilje.

Përbërësit

1 portokall

¼ filxhan kos pa yndyrë

2 lugë gjelle lëng portokalli

¼ lugë vanilje

4 kuba akulli

Përgatitja

Përziejmë portokallin, kosin, lëngun e portokallit, vaniljen dhe kubat e akullit. Të gjithë përbërësit i grijmë në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pija është gati.