Smajlaj shpallet kampion në Beograd dhe bën shqiponjën

04.03.2017 21:23
Smajlaj shpallet kampion në Beograd dhe bën shqiponjën

Izmir Smajlaj është Kampioni i ri i Evropës në hedhje së gjati në salla të mbyllura.

Atleti shqiptar, pas medaljes së Ballkanikut që siguroi në Beograd, arriti të merrte një sukses edhe më të madh në kryeqytetit e Serbisë, duke fituar medaljen e artë dhe treguar se ka një të ardhme të shkëlqyer për sportin shqiptar.

Smajlaj realizoi një hedhje të parë 7,81 metra, poshtë pritshmërisë dhe aftësive të tij. Atleti shqiptar tregoi potencialin e tij me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,02 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.

Kjo hedhje i mundësoi atij që të zinte menjëherë vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, në ndjekje të suedezit Torneus që kishte realizuar 8,08 që në provën e parë.

Prova e tretë ishte një faull, ndërsa në të katërtën nuk realizoi një hedhje të plotë, duke rrëshqitur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, i kaluar edhe nga ukrainasi Nikiforov, shkruan Panorama.

Smajlaj kreu faull edhe në hedhjen e pestë, por rezistoi në vendin e tretë në klasifikim që i siguronte medaljen. Në hedhjen e fundit, pasi kishte sigurinë e të paktën vendit të tretë, Smajlaj dhuroi hedhjen perfektë, 8,8 metra, për të realizuar rekordin e ri kombëtar dhe për të marrë kreun e renditjes, kur mbetej vetëm suedezi Torneus në garë.

Ky i fundit nuk ia doli të realizonte një hedhje më të mirë dhe medalja e artë i shkoi pikërisht atletit shqiptar që u shpall Kampion i Evropës.

[arve url=”https://vid.me/e/y5Vr?stats=1″/]