Smajl Latifi premton mbështetje për Krushën e Madhe

Smajl Latifi premton mbështetje për Krushën e Madhe

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar sot bizneset dhe qytetarët e kësaj komune, por kësaj radhe në Krushë të Madhe.

“ Vazhdova vizitat me afaristët e qytetarët e komunës sonë, kësaj radhe në Krushë të Madhe.Vizituam serrën e Kushtrim Hotit, e cila është lënë krejtësisht mbas dore nga institucionet, pastaj në fermën e pulave të Nazim Hotit, “Natyra”, e në fund në stallën e re që po e ndërton Blerim Gashi”.

Latifi ka thënë se bizneset në këto anë janë lënë jashtë mungesës së përkrahjes institucionale, ndërsa tha se përkrahja do të vi me Latifin si kryetar komune.

“Janë inspirim i jashtëzakonshëm këta punëtorë të pashoq, të cilët përkundër mungesës së përkrahjes institucionale, arrijnë të krijojnë biznese e të zgjerojnë veprimtarinë e tyre. Imagjinoni se sa larg mund të shkojmë bashkë kur në udhëheqje të komunës do të vijë një punëtor që i rrinë afër dhe i përkrah afaristët, bujqit, fermerët e të gjithë punëtorët e Rahovecit”, ka thënë Latifi.