Smajl Latifi u shoqërua nga Haradinaj në fushatën për Rahovecin

Smajl Latifi u shoqërua nga Haradinaj në fushatën për Rahovecin

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi është takuar me bashkëqytetarët nga Xërxa, Fortesa, Krusha e Madhe dhe Ratkoci. Ai ishte i shoqeruar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Latifi përmes një postimi në facebook ka thënë se u është mirënjohes banorëve për pritjet që i kanë bërë.

“U jam mirënjohës përjetësisht për pritjen që na e keni bërë, entuziazmin që keni shfaqur, përkrahjen që na keni dhënë dhe gatishmërinë e treguar që bashkë të shënojmë fitoren e radhës”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka thënë se këto pesë ditë e mbetura ka për të bashkëbiseduar vazhdimisht me qytetarët deri në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë që këto ditë të mbetura fushatë do ta shpalos në detaje platformën për një Rahovec të zhvilluar e për një komunë që do të jetë e gatshme për qytetarin.