Smajl Latifi ka dy zotime të mëdha për Rahovecin

Smajl Latifi ka dy zotime të mëdha për Rahovecin

Kandidati i AKK-së në Komunën e Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë sot dy zotime.

Latifi ka thënë se do të përfundojë krijimin e Zonës Ekonomike dhe Zonës Turistike në Komunën e Rahovecit.

“Prioriteti i tretë i rëndësishëm për Rahovecin që është pjesë e programit tonë qeverisës e për të cilin kemi zotim nga qeveria Haradinaj se do të përfundohet, është krijimi i Zonës Ekonomike dhe Zonës Turistike me bartjen e menaxhimit të hapësirave ku nuk ka pyje prej APK-së për menaxhim nga Komuna e Rahovecit si dhe investime direkte në funskionalizimin e tyre”, ka thënë Latifi.

Latifi është takuar të shtunën me kryeministrin Ramush Haradinaj. /Insajderi.com