Smajl Latifi flet pas rinumërimit të votave

Smajl Latifi flet pas rinumërimit të votave

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka folur pas rinumërimit të disa vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht, votave të njerëzve me nevoja të veçanta dhe atyre ne postë.

Ai ka thënë se nuk i është frikësuar rinumërimit të votave.

“Ne nuk iu frikësuam rinumërimit – ishim të bindur se vullneti i qytetarëve të Rahovecit është ky që është, ata treguan më 22 tetor, 19 nëntor e edhe sot më 26 nëntor, se duan ndryshim”, ka shkruar Latifi në Facebook.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që votuan me kusht dhe mërgimtarët të cilët vetëm sa e thelluan fitoren tonë! Le t’i rikthehemi bashkë punës, pas çertifikimit të rezultatit!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com