Slobodan Petroviq shkon në selinë e AAK-së

Slobodan Petroviq shkon në selinë e AAK-së

Kryetari i SLS-së, Slobodan Petroviq, para pak minutash ka hyrë në selinë e AAK-së për t’u takuar me Ramush Haradinajn.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, ata po flasin për modalitetet e bashkëpunimit. Kjo pasi që Petroviq është i vetmi deputet nga pakica serbe që nuk është pjesë e Listës Serbe.

Ky nuk është takimi i vetëm që ka zhvilluar ditëve të fundit kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.