Sllovakia e fortë për Rusinë [Video]

Sllovakia e fortë për Rusinë [Video]

Sllovakia e ka arritur fitoren e parë historike në fazën e gurpeve të Kampionatit Evropian, në herën e saj të parë si pjesëmarrëse në një ngjarje të madhe të futbollit.

Dy golat e fitores u realizuan në pjesën e parë, por për të parë golin e parë është dashur të pritet deri në minutën e 32-të takimit.

Në fakt, rusët patën rastin më të mirë para se të shënojnë gol sllovakët përmes Fedor Smolov, i cili dërgoi një goditje të fuqishme pranë golit të Matus Kozacik.

Marek Hamsik dërgoi një pasim të saktë nga rreth 30 metra në drejtim të Vladimir Weiss, i cili pas kaloi një futbollist rus, arriti të mposht Igor Akinfeev në minutën e 32-të të takimit.

risi2

Në golin e dytë ndryshuan rolet, kësaj radhe Weiss luajti rolin e asistuesit ndërsa Hamsik shënoi golin e dytë në minutën e fundit të 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë rusët e kërkuan rrugën e golit më tepër dhe këtë ia arritën dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Ishte Denis Glushakov, ai i cili realizoi golin e vetëm për rusët pas një aksioni mirë të organizuar. Në vazhdim të takimit më nuk pati gola, megjithëse, rusët këmbëngulën për të barazuar rezultatin dhe kështu, takimi përfundoi 2:1 për Sllovakinë.

Pas kësaj fitore, Sllovakia gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelore, ndërsa Rusia mbetet pa pikë. /Insajderi.com


Marek Hamsik Goal HD Russia 0-2 Slovakia Euro… by peralexpaul