“Sky Sports”: Shefki Kuqi, trajner i skuadrës angleze

“Sky Sports”: Shefki Kuqi, trajner i skuadrës angleze

Burime të ‘Sky Sports’ në Angli bëjnë të ditur sot se Shefki Kuqi ka arritur marrëveshje personale me skuadrën Oldham Athletic, për ta drejtuar nga sezoni i ardhshëm.

39-vjeçari nga Vushtrria momentalisht është trajner i PK 35 në Finlandë, derisa vitin tjetër pritet të udhëheq skuadrën angleze, që garon në League One – kategoria e tretë e futbollit anglez.

“Marrëveshja personale është arritur me 39-vjeçarin, i cili luajti për 11 klube britanike gjatë karrierës 16-vjeçare si sulmues”, shkruan ‘SkySports.com”.

Kuqi më parë ka luajtur edhe si futbollist për një sezon me skuadrën e Oldhamit. /Insajderi.com