Sky Sport: Mustafi në bisedime me klubin e famshëm anglez

Sky Sport: Mustafi në bisedime me klubin e famshëm anglez

Arsenali mundet që shumë shpejt të ketë në ekip edhe një shqiptar tjetër. Bazuar në raportimet e Sky Germany, Arsenali dhe Valencia kanë filluar bisedimet për Shkodran Mustafin.

Raportohet se deri më tani ende nuk është bërë oferta zyrtare për 24 vjeçarin e përfaqësueses gjermane, por kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Arsenali ka nevoje urgjente për një mbrojtës të qendrës pas lëndimit të Per Mertesacker, shkruan mediumi i njohur i sportit, Sky.

Arsenali do të paguajë rreth 30 milion euro për Mustafin./Insajderi.com